Aktualitet

NGJARJE E TRISHTË nga Italia/ Humb jetën 24-vjeçari shqiptar pasi ra nga pallati ku po punonte (EMRI)

Shkruar nga Liberale

NGJARJE E TRISHTË nga Italia/ Humb jetën 24-vjeçari shqiptar

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Milani, Itali, ku një 24-vjeçar nga Kosova, i identifikuar si Endrit Ademi, ka humbur jetën mëngjesin e sotëm, pas ra nga kati i tretë i një pallati, teksa po punonte për një ndërhyrje në fasadë.

I riu shqiptar jetonte në Itali prej 6 vitesh, kurse prindërit dhe një nga vëllezërit jetojnë në Kosovë dhe një vëlla tjetër jeton në Austri.

“Ai ishte një djalë i mirë, një mik i imi”, tha një bashkatdhetar i Endritit, pas tragjedisë që ndodhi para syve të tij.

Sipas raportimeve nga mediet lokale, rreth orës 9:30 të ditës së sotme, i riu kosovar ka rënë nga një skelë. 24-vjeçari po kryente punime rutinore mirëmbajtjeje, në katin e tretë të një apartamenti.

Për arsye që janë ende të paqarta, ai rrëshqiti dhe ra nga afërsisht 12 metra lartësi, duke vdekur në vend.

Prokuroria Publike e Milanos ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes ndërsa trupi i pajetë do t’i nënshtrohet autopsisë dhe të gjitha kontrolleve të nevojshme për të verifikuar kushtet e sigurisë së punëtorit.

Liberale Newsroom

Bashkia e Tiranës mbi 3 muaj pa kryetar! A duhet të shpallë qeveria zgjedhje të reja për kryeqytetin?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH