Aktualitet

FOTO/ E ëma u vetëmbyt me tre fëmijët e mitur, Shkodra përkujton tragjedinë e një viti më parë

Shkruar nga Liberale

FOTO/ E ëma u vetëmbyt me tre fëmijët e mitur, Shkodra

Shkodra përkujtoi sot tragjedinë e një viti më parë ngjarje që tronditi opinionin publik ku Alma Bushati Arrazi u vetëmbyt në ujërat e Bunës së bashku me tre fëmijët e saj të mitur, Ergesa, Gresi dhe Ardit Arrazi.

FOTO/ E ëma u vetëmbyt me tre fëmijët e mitur, Shkodra

Nënkryetarja e Bashkisë Shkodër, Teuta Qyteza së bashku me përfaqësues të insitucionit dhe qytetarë u mblodhën në vendin e ngjarjes, në urën e Bunës me lule në duar duke dhënë një mesazh të fortë: “Asnjë grua dhe asnjë fëmijë nuk duhet të ndihet vetëm”.

FOTO/ E ëma u vetëmbyt me tre fëmijët e mitur, Shkodra

Postimi bashkisë Shkodër:

“Një vit nga tragjedia që nuk mund të harrohet.

Sot u mblodhëm për të kujtuar Almën, e cila bashkë me tre fëmijët e saj, humbën jetën në një ngjarje që tronditi jo vetë Shkodrën por gjithë shoqërinë.

FOTO/ E ëma u vetëmbyt me tre fëmijët e mitur, Shkodra

Në përkujtim të tyre, me iniciativen e Nen Kryetares se Bashkise Shkoder, Znj.Teuta Qyteza, pranë vendngjarjes u mblodhën përfaqësues të Bashkisë Shkodër, organizata të shoqërisë civile dhe qytetarë të rastit, për të reflektuar dhe për të dhënë një mesazh të qartë: asnjë grua dhe asnjë fëmijë nuk duhet të ndihen të vetëm.

FOTO/ E ëma u vetëmbyt me tre fëmijët e mitur, Shkodra

Dhimbja nuk mund të kthejë mbrapa kohën, por kujtesa na obligon të veprojmë më me përgjegjësi dhe më me kujdes ndaj atyre që jetojnë në heshtje dhe rrezik.

Përjetë në kujtimin tonë”, thuhet në postimin e Bashkisë së Shkodrës. Si shkaktari kryesor i kësaj tragjedie është Ergys Arrazi, bashkëshorti i të ndjerës Alma dhe babai i tre fëmijëve të mitur. Ergys Arrazi ka shtyrë drejt vetëvrasjes bashkëshorten e tij pas tradhëtisë në çift si dhe dhunës së vazhdueshme të ushtruar mbi gruan e tij.

Liberale Newsroom

Bashkia e Tiranës mbi 3 muaj pa kryetar! A duhet të shpallë qeveria zgjedhje të reja për kryeqytetin?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH