Një ngjarje e rëndë mësohet se ka ndodhur në Angli, ku një shtëpi ka marrë flakë, teksa brenda ndodheshin disa persona.
Ngjarja ka ndodhur në Shrewsbury Close, në zonën Bloxwich të Walsall, ku si pasojë e flakëve kanë mbetur të plagosur katër persona, mes tyre dy shqiptarë.
Sipas policisë, shtëpia shërbente si ‘fole’ për kultivimin e lëndëve narkotike, ndërsa pasojë e shpërthimit dyshohet të jetë bërë rrjedhja e gazit nga një bombol.
Ndërkaq një shtetas shqiptar në Birmingham në dijeni të rrethanave të kësaj ngjarje tha për Top Channel, se dy shqiptarët e djegur brenda "shtëpisë së barit" janë nga Tepelena.
Njëri prej tyre ka 30% djegie në trup ndërsa tjetri ndodhet në spital në gjendje të rëndë me djegie 60%.
Gjashtëdhjetë e pesë zjarrfikës u thirrën për të shuar flakët, ndërsa policia vijon hetimet tashmë për dokumentin e plotë të rastit.