Pas 48 orësh në Tiranë kanë mbërritur edhe 2000 mijë vota nga shteti fqinj Greqia duke e cuar në 25 688 vota të mbërritura deri tani nga ky shtete në vendin tonë.
Sipas burimeve deri më tani numri total i votave të mbërritura nga diaspora është 149 000 vota.
Numin më të lartë e mban Italia me 64,940 vota, ndjekur nga Greqia me 25,688 vota, Gjermania 18,573, SHBA 14,893 dhe Britania 10,151 vota.
Kujtojmë se votat e diasporës do të numërohen te Parku Olimpik në Tiranë.