Showbiz

“Kisha shtrëngime në gjoks”/ Nita rrëfen frikën më të madhe që kaloi në BB VIP: Kam thënë dua ta lë shtëpinë...

Shkruar nga Liberale
“Kisha shtrëngime në gjoks”/ Nita rrëfen frikën

Pas daljes nga “Big Brother Vip”, Nita Latifi, ka qenë në qendër të mediave rozë. Së fundmi e ftuar në “S’e luan Topi” ajo ka bërë një rrëfim gjithëpërfshirës, ku ndër të tjera ka prekur edhe rrëfimin e saj në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, mbi luftën me tumorin e gjirit.

E pyetur mbi këtë, këngëtarja e njohr sqaroi tërësisht situatën dhe tha se kishte shumë frikë, pasi një gjë e tillë nuk i kishte ndodhur më parë.

“Momentin që hyra në shtëpi, që në javën e dytë fillova të kem disa shqetësime të vogla. Frika ime më e madhe ishe që nuk e dija se çfarë po ndodh, ishte diçka e panjohur, kisha shtrëngime në gjoks, dhimbje të mëdha në gjoks që nuk më kishin ndodhur më herët. Kjo më bëri që të shqetësohem, u frikësova”, u shpreh Nita.

“Tani të gjithë e dimë sa është rritur numri i këtyre problemeve të ndryshme te gratë. Mendova edhe të dilja nga shtëpia, ai ka qenë momenti më i fortë më i vështirë i imi në shtëpi. Momenti kur unë kam vendos, kam thënë që dua të lë shtëpinë se shëndeti im është mbi të gjitha. Falë produksionit isha te një mjek që më tha se rezulton të jetë edhe për shkak të ndryshimit të klimës, rezultoi të ishte diçka për t’u mos u shqetësuar”, perfundoi Latifi.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH