Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar të tjera detaje lidhur me pasuritë që kërkohet t’i sekuestrohen Redjan Rrajës.
Sipas gazetares, mes pasurive që janë kërkuar të sekuestrohen është një makinë tip ‘Audi A8’, që figuron në pronësi të Kejvina Kthjellës. Ndërkohë SPAK bën me dije, se kjo makinë ishte në zotërim të tërthortë nga Rrahja.
“Kërkohet sekuestrim i automjetit me ngjyrë gri të tipit Audi A8, sekuestruar shtetases K. K. por që është në zotërim të tërthortë të shtetasit R. Rraja.”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.
Kujtojmë se, Kejvina Kthella u vu në qendër të mediave për shkak të miqësisë së saj më Redjan Rrajën.
Burimi: BW