Aktualitet

Kanosi me sopatë 39-vjeçarin në rrugë, pranga të riut në Berat (EMRI)

Shkruar nga Liberale
Kanosi me sopatë 39-vjeçarin në rrugë, pranga të riut

Një 36 vjeçar është arrestuar nga Policia e Beratit, pasi kanosi me sopatë një person. Mësohet se në pranga ka rënë Armando Fetahu, 36 vjeç, banues në lagjen “Çlirimi”.

Ai i është kapur në flagrancë, në një rrugë të lagjes “Çlirimi”, teksa kanoste me mjet prerës (sopatë), shtetasin A. P., 39 vjeç, për shkak të një konflikti për motive të dobëta, ndërmjet tyre.

"Kanosi në rrugë, me sopatë, një 39-vjeçar, për motive të dobëta, kapet në flagrancë, teksa kryente kanosjen, dhe vihet në pranga 36-vjeçari.

Sekuestrohet mjeti prerës (sopatë) me të cilin kanosi i arrestuari.

Sapo janë njoftuar se në lagjen “Çlirimi”, një shtetas po kanoste një tjetër, me mjet prerës (sopatë), për shkak të një konflikti për motive të dobëta, ndërmjet tyre, shërbimet e Komisariatit të Policisë Berat kanë organizuar punën dhe kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje.

Si rezultat i ndërhyrjes së menjëhershme, shërbimet e Policisë kanë parandaluar përshkallëzimin e konfliktit, që mund të kishte pasoja për jetën e shtetasve të përfshirë në të, si dhe kanë vënë në pranga shtetasin A. F., 36 vjeç, banues në lagjen “Çlirimi”.

36-vjeçari është kapur në flagrancë, në një rrugë të lagjes “Çlirimi”, teksa kanoste me mjet prerës (sopatë), shtetasin A. P., 39 vjeç, për shkak të një konflikti për motive të dobëta, ndërmjet tyre.

Si provë materiale, Policia ka sekuestruar mjetin prerës (sopatë), me të cilin u krye kanosja.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.", njofton Policia.

Liberale Newsroom

Bashkia e Tiranës mbi 3 muaj pa kryetar! A duhet të shpallë qeveria zgjedhje të reja për kryeqytetin?

  • Po!
  • Jo!
SHQIPENGLISH