Aktualitet

Ju zbuloi parcelat me kanabis, kushërinjtë vrasin 55-vjeçarin

Shkruar nga Liberale
Ju zbuloi parcelat me kanabis, kushërinjtë vrasin 55-vjeçarin

Detaje të reja janë zbuluar nga ngjarja e fshatin Palaj në malësinë e Dukagjinit. Lazër Arraj, 55 vjeç, dyshohet se është bërë viktimë pas informacioneve të dhëna për Policinë e Shtetit në zbulimin e parcelave me kanabis.

Arraj u qëllua me dy plumba në trup në fshatin e tij të lindjes, Pulaj të Dukagjinit. Hetuesit arritën në përfundimin se një nga autorët e kësaj vrasjeje është kushëri i tij, pikërisht 25- vjeçari Marash Arraj, djali i xhaxhait të viktimës.

Ka qenë pikërisht ky i fundit bashkë me babanë dhe të vëllanë, që kanë njoftuar Policinë për ngjarjen e ndodhur. Kushërinjtë kanë deklaruar se ka qenë ora 10:00, kur kanë dëgjuar dy krisma dhe nga shtëpitë e tyre kanë shkuar drejt rrugës kryesore për të parë se çfarë ka ndodhur dhe janë përballur me kushëririn e tyre, Lazër Arraj, i vrarë me dy plumba në trup dhe i shtrirë në tokë i pajetë.

Pas veprimeve hetimore në vendngjarje, ata janë shoqëruar në Polici dhe pas marrjes në pyetje kanë dhënë disa versione mbi ngjarjen.

Kjo ka bërë që hetuesit të ngrenë dyshime të forta se një nga dëshmitarët ishte pikërisht edhe autori i krimit. Pas veprimeve të tjera, Policia ka vënë në pranga 25- vjeçarin Marash Arraj si të dyshuarin kryesor, ndërsa vijojnë hetimet për persona të tjerë të përfshirë./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH