Globi

"Jeta e Vuçiç e rrezikuar çdo ditë e më tepër"

Shkruar nga Liberale
"Jeta e Vuçiç e rrezikuar çdo ditë e më

Ministri i Punëve të Brendshme në Serbi Aleksandër Vulin, ka deklaruar se ende ekziston rreziku i vrasjes së presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Sipas tij, për sa kohë shtetasi malazzez Radoje Zvicer është ende i lirë, vrasje e Vuçiçit është e mundur.

“Përderisa Radoje Zvicer është i lirë, vrasja e Vuçiçit është e mundur. Ne nuk e dimë se kush qëndron pas klaneve dhe derisa kjo të zbulohet, kërcënimi për jetën e presidentit rritet çdo ditë”, ka thënë ai.

Po ashtu Vulin është shprehur se në rastin e klanit Veljko Belivuk është vërtetuar aktakuza për shtatë vrasje.

“Një nga të pandehurit ka pranuar se ka vrarë pesë persona dhe do të ketë më shumë viktima, jam i sigurt për këtë”. Sa i përket policisë, ne e bëmë punën tonë”, theksoi ai.

Radoje Zvicer konsiderohet një nga krerët e klanit Kavaç, i cili akuzohet për organizimin dhe urdhërimin e disa vrasjeve në territorin e Malit të Zi dhe vendeve të tjera, shkruan media serbe.

Liberale Newsroom

A duhet të mbajë Berisha, si kryetari i opozitës, përgjegjësinë kryesore për humbjen në zgjedhjet parlamentare të 15 majit 2025?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH