Aktualitet

Jep dorëheqjen Drejtori i Përgjithshëm i RTSH-së, Enkelejdi Joti

Shkruar nga Liberale

Drejtori i Përgjithshëm i Radio Televizionit Shqiptar, Enkelejdi Joti ka dhënë dorëheqjen.

Përmes një shkrese drejtuar Këshillit Drejtues të RTSH-së, Joti ka dhënë dorëheqjen e parevokueshme nga posti i cili mbante që prej vitit 2021.

“Në zbatin nenit të 106 të ligjit nr. 97/2013 “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë” të ndryshuar, Statutit të RTSH-së nr.98/2016, ju paraqes dorëheqjen time të parevokueshme nga posti i Drejtorit të Përgjithshëm të Radio Televizionit Shqiptar (RTSH)”, thuhet në shkresë.

Mësohet se dorëheqja e tij ka ardhur pasi pritet të marrë postin e zv.Ministrit të Mbrojtjes.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH