Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka folur sot rreth situatës në veri të Kosovës me anë të një postimi në rrjetet sociale. Ai shpjegoi se kishte folur me të dy liderat e vendeve respektive, Kryeministrin kosovar Albin Kurti dhe homologun e tij Aleksander Vucic rreth situatës aktuale.
Stoltenberg shprehet se u kërkoi të dy drejtuesve de-përshkallëzimin në veri të Kosovës dhe të tregojnë vetpërmbajtje dhe rikthim tek procesi i dialogut. Gjithashtu duke njohur situatën dhe ngjarjet që mund të ndodhin nëse konflikti përshkallëzohet, Sekretari i Përgjithashëm tha se mandati i NATO-s dhe KFOR-it qendron për të ofruar siguri, ambient të sigurt dhe liri të lëvizjes për të gjthë.