Kungulli
Të gjitha varietetet e kungulilt janë të pasura me vitaminë A, B dhe C dhe përmbajnë acide yndyrore anti-inflamatore omega-3.
Kungulli është i pasur me kalium dhe siguron më shumë se 20 përqind të vlerës ditore të fibrave.
Kërpudhat
Kërpudhat janë të pasura me vitamina D dhe B, ato mund të shtohen në shumë ushqime që nga sallatat e deri tek sanduiçët, sepse shija e tyre ngjason me të mishit.
Kërpudhat gjithashtu përmirësojnë metabolizmin, sepse janë të pasura me selen, një antioksidant që riparon dëmtimtimin e qelizave dhe ndihmon tiroiden.
Lulelakra
Perimet e kryqëzuara si lulelakra, kanë treguar se mund të ndihmojnë në zvogëlimin e rrezikut të llojeve të ndryshme të kancerit, veçanërisht të kancerit të prostatës.
Të pasura me fibra, këto perime gjithashtu mund t’ju ndihmojnë të ndiheni të ngopur për më gjatë, duke ju bërë të humbisni peshë më lehtë.