Globi

"Izraeli nuk e përmbushi marrëveshjen", Hamasi vonon shkëmbimin e pengjeve: Të vonohen kërkesat për ndihma në Gaza!

Shkruar nga Liberale
"Izraeli nuk e përmbushi marrëveshjen", Hamasi vonon

Hamasi deklaroi se kishte vendosur të vononte raundin e dytë të planifikuar të lirimeve të pengjeve, derisa Izraeli të plotësonte kushtet, duke përfshirë angazhimin për të lejuar kamionë ndihma në Gazën veriore.

Kreu i Hamasit ka pretenduar se Izraeli nuk po përmbush pjesën e tij të marrëveshjes së armëpushimit. Ata deklarojnë se 340 kamionë ndihma kishin hyrë në Gaza që nga dje, 65 prej të cilëve kishin arritur në veri të Gazës, por kjo është më pak se gjysma e asaj për të cilën ra dakord Izraeli, pretendoi ai.

Katari është në bisedime të vazhdueshme me Izraelin dhe Hamasin për të zgjidhur vonesën në lirimin e pengjeve “sa më shpejt të jetë e mundur”, tha një zyrtar për Reuters.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH