Një park lojërash për fëmijë u shemb rreth orës 06:30 të mëngjesit në qytetin e Santanderit në veri të Spanjës.
Mediat vendase nuk raportojnë për viktima apo të lënduar nga ky incident
Parku, i cili gjithashtu përfshinte një fushë sportive, ishte ndërtuar mbi një parkim të madh në një zonë të urbanizuar kohët e fundit me ndërtesa banimi dhe një qendër tregtare.
Muret e këtij të fundit nuk mbajtën dhe u rrëzuan duke sjellë dhe shembjen e parkut./Gazeta Liberale
[gallery columns="1" size="full" ids="1117851,1117849,1117850,1117852"]