Aktualitet

Ish-kryeministri italian punësohet në gazetë

Shkruar nga Liberale
Ish-kryeministri italian punësohet në gazetë

Ish-kryeministri italian Matteo Renzi, pas largimit nga jeta aktive politike, do t’i përkushtohet një profesioni tjetër.

Ai tha se së shpejti do të marrë detyrën e drejtorit të një gazete në Itali.

Renzi do të drejtojë Il Riformista, një gazetë e vogël e njohur për kritikat e saj ndaj sistemit gjyqësor të Italisë, një temë për të cilën ish-kryeministri ka shkruar edhe një libër, raporton Reuters.

“Do të jem redaktor dhe drejtor për një vit, nga 3 maji deri më 30 prill 2024 dhe më pas do të shohim se çfarë do të bëj kur të rritem”, tha politikani 48-vjeçar. Renzi drejtoi një qeveri të qendrës së majtë në vitet 2014-2016, duke dhënë dorëheqjen pas humbjes së një referendumi kushtetues por mbeti në krye të Partisë Demokratike deri në humbjen e zgjedhjeve të 2018-ës.

Më vonë, ai themeloi partinë “Italia Viva”, e cila fitoi rreth 8 për qind në zgjedhjet parlamentare të vitit të kaluar në një koalicion me një grup tjetër, gjë që e rizgjodhi atë në Senat.

“Nuk po largohem por po marr një rol të dyfishtë, do të vazhdoj të jem deputet i opozitës, të ndërhyj në sallë, të bëj pikërisht atë që po bëja, por po i vë një ngarkesë të madhe, duke u përpjekur të të kryejë një operacion që i shërben vendit”, tha Renzi, në konferencën për shtyp në të cilën prezantoi detyrën e re.

Liberale Newsroom

Bashkia e Tiranës mbi 3 muaj pa kryetar! A duhet të shpallë qeveria zgjedhje të reja për kryeqytetin?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH