Aktualitet

Interi feston titullin e 19 në "Giuseppe Meazza"

Shkruar nga Liberale
Interi feston titullin e 19 në "Giuseppe Meazza"

Ka marrë fund pritja për tifozët zikaltër, Interi ngre titullin në qiellin e Milanos pas plot 11 viteve, i cili është i 19-ti në historinë e klubit.

Pas një sezoni të shkëlqyer, skuadra e Kontes ka kurorëzuar në mënyrën më të mirë këtë sezon, duke fituar titullin kampion. Pasi u shpallën kampionë matematikisht para pak kohësh, ditën e sotme, zikaltrit kanë ngritur titullin në “Giuseppe Meazza”.

Kapiteni Samir Handanoviç ka marrë në duart e tij trofeun dhe ka festuar me pjesën tjetër të skuadrës në qendër të stadiumit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH