Presidenti serb Aleksandër Vuçiç i drejtohet publikut. Vuçiç flet në detaje për takimet e djeshme në Bruksel, me përfaqësuesit e BE-së, Josep Borell dhe Miroslav Lajçak, si dhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Sipas mediave serbe, ai tha se plani që parimisht u ra dakord, u miratua nga të gjitha vendet e BE-së dhe ishte ide e Emmanuel Macron dhe Olaf Scholz, të cilët nuk pyetën askënd për asgjë.
“Ishte merre ose lëre. Më thanë pasojat, që është ndalimi i integrimit evropian. Tërheqja direkte e investimeve…
Vendi juaj do të mbetej i izoluar, thanë ata. Serbia është një vend serioz, dikush që i ka kundërshtuar në vitin 1999. Sa i përket Prishtinës, çfarëdo që të bëjnë, po i ruajnë.
Një pjesë e ekipit tim priste që ata të dilnin me një deklaratë se Kurti nuk e pranon asociacionin, dhe e dija që nuk do të ndodhte.
Njerëzit thonë se ne kemi pranuar gjithçka dhe se jemi dakord me gjithçka. Kjo është përgjigja jonë në 6 faqe.”