Aktualitet

Hoxhaj viziton Thaçin dhe Veselin në Hagë: Triumfi i tyre, triumf edhe për Kosovën

Shkruar nga Liberale
Hoxhaj viziton Thaçin dhe Veselin në Hagë: Triumfi i tyre,

Ish-kryetari i PDK-së Enver Hoxhaj, vizitoi sot në Hagë ish-presidentin Hashim Thaçi dhe ish-kryetarin Kadri Veseli.

Hoxhaj ishte në Hagë bashkë me kryebashkiakun e Prizrenit Shaqir Totaj, nënkryetarin Kujtim Gashi dhe Nehat Elshanin .

Hoxhaj tha se Thaçi dhe Veseli kanë fituar shumë beteja dhe sfida së bashku dhe nuk i ka parë asnjëherë më parë më të vendosur, të përgatitur, dhe me plot energji për të fituar edhe betejën në Hagë.

Ai shtoi se triumfi i tyre në Hagë, do të jetë triumfi i Kosovës.

“Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli kanë fituar shumë beteja dhe sfida së bashku, por, asnjëherë më parë nuk i kam parë më të vendosur, të përgatitur, përplot energji për të fituar edhe betejën në Hagë, e cila është vetëm vazhdimësi e luftës për liri dhe pavarësi e krërëve të UÇK-së. Triumfi i tyre në Hagë, do të jetë triumfi i Kosovës”, shkroi Hoxhaj në një posim që e publikoi në Facebook, krahas fotos së vizitës në Hagë.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
SHQIPENGLISH