Aktualitet

Holta Zaçaj, kryetarja e re e Gjykatës Kushtetuese

Shkruar nga Liberale
Holta Zaçaj, kryetarja e re e Gjykatës Kushtetuese

Gjyqtarja Holta Zaçaj është zgjedhur kryetare e Gjykatës Kushtetuese me 5 vota pro. Ajo garonte përballë gjyqtares Fiona Papajorgji dhe Marjana Semini, ndërsa në këtë detyrë ka zëvendësuar Vitore Tushën, e cila e mbajti detyrën e kryetarit për gati pesë vite.

"Mbledhja e Gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese zhvilloi sot më 20 shkurt 2023 raundin e tretë të votimit për zgjedhjen e Kryetarit të ri të Gjykatës Kushtetuese. Në përfundim të procesit të votimit, në bazë të parashikimeve ligjore, pasi mori shumicën e kërkuar ligjore, Mbledhja e Gjyqtarëve zgjodhi zonjën Holta Zaçaj në detyrën e Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese. Ky vendim i njoftohet Presidentit të Republikës dhe Kryetarit të Kuvendit", njofton Gjykata Kushtetuese.

Kush është Holta Zaçaj? 

Gjykata e Lartë vendosi të emërojë si anëtaren e re të Gjykatës Kushtetuese kandidaten Holta Zaçaj, e renditur e para në listën e KED-së.

Në jetëshkrimin e avokates Holta Zaçaj të publikuar në faqen e internetit të Gjykatës së Lartë, sqarohet se ajo është “avokate e specializuar në të drejtën familjare, mbrojtjen e fëmijëve dhe transaksioneve me pasuri të patundshme”.

Po ashtu theksohet se, është anëtare e Komitetit për Shërbimet e Mbrojtësit Publik-Divizioni për fëmijët dhe familjen në shtetin e Massachusetss në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. /Liberale.al

Liberale Newsroom

A duhet të mbajë Berisha, si kryetari i opozitës, përgjegjësinë kryesore për humbjen në zgjedhjet parlamentare të 15 majit 2025?

  • Po!
  • Jo!
SHQIPENGLISH