Globi

“Hitleri kishte të drejtë”, mësuesja në Itali bëhet virale me postimin kundër hebrenjve

Shkruar nga Liberale
“Hitleri kishte të drejtë”, mësuesja në Itali

Një mësuese në Itali është bërë virale për shkak të një postimi që bëri kundër hebrenjve. “Shkoni në ferr. Hitleri kishte të drejtë për ju hebrenjve”, shkroi mësuesja me origjinë libaneze Hanane Hammoudnë një shkollë në Treviso, postimin të cilin e fshiu më pas ndërsa tani rrezikon masa disiplinore.

Mësuesja pranoi postimin ndërsa pretendoi para drejtorëve të shkollës se e kishte bërë këtë në një moment të dobët psikologjik. Ishte një nxënëse që ruajti postimin e mësueses, të cilin më pas ua tregoi prindërve dhe më pas u përhap përmes bisedës midis familjeve të studentëve të tjerë.

Mësuesja tha se po përjetonte një moment të vështirë psikologjik për shkak të situatës dramatike në Lindjen e Mesme, ku konflikti në Rripin e Gazës, ka mbi një muaj që vazhdon. Megjithatë, arsyetimet e dhëna nga mësuesja nuk mund ta shpëtojnë atë nga masat disiplinore në shkollë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH