Sociale

Histori Suksesi/ Emigroi në moshën 11 vjeç, sot një nga Kardiokirurgët më të mirë në Shqipëri dhe jo vetëm

Shkruar nga Liberale
Histori Suksesi/ Emigroi në moshën 11 vjeç, sot një nga

Kështu do ta konsideroja historinë e Prof. Asc.Dr. Altin Veshti,  kardiokirurg, një nga më të mirët në Shqipëri për fëmijët e lindur me anomali në zemër dhe jo vetëm.

Po e nis këtë shkrim me një thënie nga shkrimtari anglez Samuel Taylor Coleridge, i cili ka thënë se: "Mjeku më i mirë është ai që me aftësitë e tij di të ngjalli shpresë", një thënie që i shkon për shtat Kardiokirurgut më të mirë në Shqipëri dhe jo vetëm Profesor. Asioc. Dr. Altin Veshti., i cili me aftësitë dhe eksperiencën e tij, si kardiokirurg ka ngjallur shpresat e shumë familjeve shqiptare. Që deri dje shpresonin te mjekësia në vende të tjera, si në Slloveni, Itali, Turqi etj. Në lidhje me kurimin e animalive të lindura në zemër tek fëmijët e tyre.

Prof.Asioc. Dr. Altin Veshti, është mjeku duarartë i specializuar në kryerjen e këtyre operacioneve tepër të vështira dhe shumë delikate në QSUT, i cili e ka renditur Shqipërinë ndër vendet e pakta që kryejnë këtë lloji operacionesh.

Kardiokirurgu Altin Veshti, është djali i një emigranti shqiptar, me origjinë nga Lezha. Ai ishte vetëm 11 vjeç kur e la Shqipërinë, në kërkim të një jete më të mirë, për të shkuar në vendin fqinj Itali. Si djali i një emigranti shqiptar, shkëlqeu në shkollën 9-vjeçare, po kështu dhe në shkollë të mesme, duke bërë diferencën me shokët e tij të klasës, italianë dhe të nacionaliteteve të tjera. Altini Veshti, pas mbarimit me rezultate të shkëlqyera të shkollës së mesme, përzgjodhi për të vijuar Fakultetin e Mjekësisë së Përgjithshme, në Padova, Itali.

Ai ndryshe nga bashkëkombësit e tij zgjodhi për të shërbyer në vendin e tij, në fushën ku ishte specializuar. Duke u bërë  kështu një shembull i mirë, për të gjithë shqiptarët që kanë studiuar jashtë vendit.

Ndryshe ndodh sot, me shqiptarët që studiojnë në mjekësi në Shqipëri të cilët në vend të zgjedhin vendin e tyre për t'i shërbyer popullit të tyre. Ndryshe nga sa veproi Kardiokirurgu Altin Veshti, shumë të tjerë sot po zgjedhin Gjermaninë, Kanadanë dhe vende të tjera, thjesht duke u nisur nga përfitimet materiale.

Ai tregon përvojën e tij pas kthimit, teksa ka jetuar në Padova, Itali, ndërsa në Guatemala shton se ka kryer një Specializim në kardikiokirurgji për pediatrinë. “Këtu jam njohur me bashkëshorten time Znj.Ana Luçia, ajo është nën-shtetëse Italiane nga Padova, Italisë. Ka mbaruar shkollën e avokaturës, prej shtatë vitesh jeton në Shqipëri, aktualisht ajo nuk punon në profesionin e saj të avokates, për arsye të njohjes së gjuhës, por ka hapur punishten e saj të ëmbëlsirave”, shprehet mjeku.

Pas Guatemalës mjeku thotë se shkoi në Amerikë, më pas në Itali dhe në Shqipëri. Kardiokirurgu Altin Veshti, prej nëntë vitesh jeton dhe punon në Shqipëri. “ Profesioni i kardiokirurgut për ndërhyrjen te fëmijët është një profesion të vështira”, shprehet ai. Po t'i kthehej edhe njëherë këtij profesioni a do ta kishte zgjedhur përsëri, mjeku i shquar shton: Jo s'do ta kisha zgjedhur më, për vetë faktin se kërkon specializime të pafundme. Operacionet që ne realizojmë në QSUT, nuk realizohen në asnjë nga vend të Ballkanit Perëndimor”.

Falë Kardiokirurgut Veshti, ne sot kryejmë ndërhyrje  si në çdo qendër tjetër terciare.

Prof. Asc. Dr. Altin Veshti, me një përvojë të gjatë dhe përkushtim të palëkundur drejton Shërbimin e Kardiokirurgjisë në QSUT.  Ky shërbim me ekspertizën e tij të shkëlqyer, do të avancojë në fushën e kërkimi shkencor dhe praktikat inovative në kardiokirurgji për të përmirësuar kujdesin e ofruar, në këtë shërbim jetë-shpëtues.

Shumë qytetarë shprehen krenarë për punën e palodhur deh profesionale të Kardiokirurgut Altin Veshti, i cili si ambasador paqeje, me pjesëmarrjen e tij në këto misione vullnetare, i jep emër vendit tonë, si dhe Kardiokirurgjisë

Përgatiti materialin:  MSC Agim LIKA

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH