Aktualitet

Hapja e dosjeve, plas keq debati mes Majkos dhe Alibeajt

Shkruar nga Liberale
Hapja e dosjeve, plas keq debati mes Majkos dhe Alibeajt

Debate të forta, në Komisionin e Ligjeve në lidhje me hapjen e dosjeve. Debati plasi gjatë diskutimit nen për nen të ndryshimeve ligjore që do të çojnë në hapjen e dosjeve të Sigurimit të Shtetit për të gjithë.

Gjatë diskutimeve, Alibeaj kërkoi hapjen e të gjithë dosjeve si edhe të gjithçkaje që përmbajnë ato duke akuzuar socialistët se po mbronin ish-drejtuesit komunistë të vendit, gjë që ka shkaktuar reagimin e Majkos.

“Nëpër dosje ka edhe detaje, të cilat ndoshta edhe i përndjekuri nuk do që t’i dijë sepse ka të përndjekur që janë detyruar të bëjnë spiunin. Tani vini ju dhe na thoni pas 30 vjetësh që mbrojmë këtë apo atë, kjo nuk ka logjikë. Vini dhe diskutoni këtu si adoleshentë”, tha Majko duke nxitur reagimin e Alibeajt.  “Ti je kokrra e komunistit dhe s’mund të na mbash leksion këtu”, tha Alibeaj, duke nxitur reagimin sërish të Majkos.

“Ik ore budalla..!”, tha ai.

Debati u ashpërsua  derisa ndërhyri edhe kryetarja e Komisionit të Ligjeve, Klotilda Bushka.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH