Rudina Hajdarin tha se propozimi i sotëm i Partisë Socialiste është një ofendim jo vetëm për opozitën parlamentare por mbi të gjitha për shqiptarët.
"Është për t’u keqardhur se si Parlamenti nga një institucion serioz i cili duhet t’i shërbejë qytetarëve dhe Shqipërisë është kthyer në strehë intrigantesh që mendojnë nga mëngjesi deri në darkë se si t’ia hedhin qytetarëve. Ne nuk e pranojmë këtë propozim, ne duam lista te hapura 100%, pa truke e pa hile.
Duam që deputetët t’i vendose qytetari dhe jo kryetari. Duam demokraci reale dhe jo kryetarokraci që përdor pushtetin për të grabitur vendin e pasuruar një grusht njerezish. Mirëqenia e Shqipërisë kalon vetëm nëpërmjet demokracisë dhe për këtë ne nuk negociojmë", u shpreh Hajdari.