Aktualitet

Grupi Balfin: 52 milionë euro taksa të paguara vetëm për vitin 2018

Shkruar nga Liberale
Grupi Balfin: 52 milionë euro taksa të paguara vetëm për

52 milionë euro taksa të paguara vetëm për vitin 2018, transparenca financiare e Grupit Balfin  “Ne nuk i shpikim vetë stilet menaxhuese. Ne i ndjekim nga pranë trendet në metodologjitë e menaxhimit. Ne lexojmë shumë, shohim se si konglomeratet e mëdha drejtohen në Gjermani apo në SHBA dhe e përshtasim atë që kemi parë, në Shqipëri. Në fillim të viteve ’90, i bëja të gjitha vetë, ndërsa tani ne kemi njerëz nga anembanë botës si këshilltarë, të cilët na ndihmojnë që ta udhëheqim këtë konglomerat. Ajo që bëjmë ne është që i marrim metodologjitë më të mira të menaxhimit nga kompanitë e Perëndimit dhe i inkorporojmë ato në Shqipëri apo rajon sipas mënyrës tonë”.

Kështu do të shprehej presidenti i Grupit Balfin, Z. Samir Mane, së fundmi në një dalje të tij mediatike.

Sot, filozofia dhe vizioni i tij në të bërin biznes, është përkthyer në hapa dhe praktika të konsoliduara të cilat vihen në jetë nga Grupi i udhëhequr prej tij, që është një realitet që po i shtrin përmasat gjithnjë e më shumë në Rajon dhe më gjerë.

Taksat e Grupit Balfin për vitin 2018

Nëse të gjitha kompanitë do të ishin rigoroze në pagimin e rregullt të taksave, kjo do të përkthehej në një kontribut më të madh në buxhetin e shtetit, çka konvertohet direkt në më tepër investime publike në sektorë jetikë si infrastruktura rrugore, rrjetet hidrike dhe elektrike, shkollat, gjimnazet, universitetet, spitalet, shërbimet e tjera publike, e kështu me radhë. Përpos kryerjes së pagesave të taksave dhe investimeve duhet që bizneset të bëjnë transparencën në vendet ku ato zhvillojnë aktivitetin e tyre.

Grupi Balfin si një nga bizneset inovatore dhe me peshë më të madhe në vend, ofron për publikun mundësinë informacion mbi taksat dhe investimet.

Liberale Newsroom

Bashkia e Tiranës mbi 3 muaj pa kryetar! A duhet të shpallë qeveria zgjedhje të reja për kryeqytetin?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH