Globi

Greta refuzon çmimin prej 40 mijë paundësh, ja arsyeja

Shkruar nga Liberale
Greta refuzon çmimin prej 40 mijë paundësh, ja arsyeja

Aktivistja adoleshente për mbrojtjen e mjedisit Greta Thunberg ka tërhequr sërish vëmendjen e gjithë botës.

Ajo ka refuzuar marrjen e një çmimi prej 40 mijë paundësh, që i është dhënë së fundmi nga Këshillit Nordik 2019.

Në një postim në mediet sociale, Thunberg shprehet se njerëzit nuk kanë nevojë për çmime, por për njerëz në fuqi që dëgjojnë shkencën.

Unë aktualisht po udhëtoj nëpër Kaliforni dhe për këtë arsye nuk jam në gjendje të jem i pranishëm sot me ju. Dua të falënderoj Këshillin Nordik për këtë çmim. Është një nder i madh. Por lëvizja klimatike nuk ka nevojë për më shumë çmime. Ajo që na duhet është që politikanët tanë dhe njerëzit në pushtet fillojnë të dëgjojnë shkencën aktuale, më të mirë në dispozicion”, shprehet ndër të tjera ajo./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH