Globi

Arrestohen nën akuzë për korrupsion kryebashkiakët e tre qyteteve, në Turqi

Shkruar nga Liberale

Arrestohen nën akuzë për korrupsion kryebashkiakët e tre

Bashkitë ishin të kontrolluara nga Partia Republikane e Popullit, në opozitë, policia në Turqi ka arrestuar kryetarët e tre qyteteve.

Bëhet fjalë për kryetarët e qyteteve Adana, Adijaman dhe Antalia, të cilët ranë në pranga ditën e shtunë nën akuzën e korrupsionit.

Duke reaguar përmes rrjeteve sociale, njëri prej të arrestuarve, nënkryetari i Partisë Republikane të Popullit, Burhanetin Bulut deklaroi se:

“Ata që përdorin gjyqësorin si një mjet për hakmarrje politike nuk duan t’ia dinë për ligjin, por mbrojnë pushtetin personal”.

Bulut theksoi se, ai dhe partia të cilës i përket nuk do t’i nënshtrohen kurrë atij që e quajti “sistem i pistë”, që sulmon vullnetin e popullit.

Edhe kryebashkiakët e tjerë e njoftuan përmes rrjetit “X” arrestimin. “Më morën nga shtëpia ime në Ankara këtë mëngjes dhe po më çojnë në Stamboll”, tha kryetari i lokalitetit Adijaman, Abdurrahman Tutdere.

Përveç arrestimeve, policia turke kreu edhe një seri kontrollesh në zyrat e kryebashkiakëve, të cilët dyshohen se kanë bashkëpunuar me një organizatë kriminale.

Në kuadër të këtij hetimi, i udhëhequr nga Zyra e Kryeprokurorit Publik, u kryen 10 arrestime, përfshirë zyrtarët e lartë të pushtetit vendor.

Liberale Newsroom

Lirimi i hapësirave publike, a duhej bërë në mes të sezonit turistik?

  • Po!
  • Jo!
SHQIPENGLISH