Globi

Takimi Trump-Putin/ Vjen reagimi i Zelenskyt: Ukraina nuk do t'i falë tokë pushtuesit!

Shkruar nga Liberale
Takimi Trump-Putin/ Vjen reagimi i Zelenskyt: Ukraina nuk do t'i falë

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, ka reaguar pas njoftimit të Trump se do të zhvillojë një takim me Putin të premten në Alaskë, për të diskutuar mbi përfundimin e luftës në Ukrainë.

Përmes një deklarate publike, Zelenskyy ritheksoi qëndrimin e palëkundur të vendit të tij.

“Ukraina nuk do të japë tokë pushtuesit”, nënvizoi ai.

Ai theksoi se çdo marrëveshje pa përfshirjen e Kievit është e papranueshme dhe e destinuar të dështojë.

“Sigurisht që nuk do t’i japim Rusisë shpërblime për atë që ka bërë. Populli ukrainas meriton paqe. Përgjigja për çështjen territoriale ukrainase tashmë ndodhet në Kushtetutën e Ukrainës. Askush nuk do të devijojë nga kjo dhe askush nuk do të mundet”, shtoi ai.

Zelenskyy u shpreh i hapur për negociata të vërteta për paqen, por vetëm nëse ato përfshijnë Ukrainën dhe respektojnë sovranitetin e saj.

“Ukraina është gati për vendime reale që mund të sjellin paqe. Por çdo vendim që merret kundër nesh, çdo vendim pa Ukrainën, është njëkohësisht vendim kundër paqes. Janë vendime të vdekura që nuk do të sjellin asgjë”, tha Zelensky.

Liberale Newsroom

A duhet të ishin porositur më herët helikopterë për menaxhimin e zjarreve, në vend të investimit për satelitët “Albania 1” dhe “Albania2”

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH