Globi

Më në fund Armenia dhe Azerbajxhani bëjnë paqe! Dy liderët firmosin marrëveshjen historike në Shtëpinë e Bardhë

Shkruar nga Liberale
Më në fund Armenia dhe Azerbajxhani bëjnë paqe! Dy

Udhëheqësit e Armenisë dhe Azerbajxhanit nënshkruan një marrëveshje historike paqeje të premten në Shtëpinë e Bardhë në praninë e presidentit Donald Trump.

Dy vendet nënshkruan në Uashington edhe marrëveshje me SHBA-në për rihapjen e korridoreve kryesore të transportit, në kuadër të një plani që, sipas Shtëpisë së Bardhë, synon edhe zvogëlimin e ndikimit rus në rajon.

“Armenia dhe Azerbajxhani po zotohen t’i japin fund përgjithmonë luftimeve, të hapin tregtinë, udhëtimin dhe marrëdhëniet diplomatike, si dhe të respektojnë sovranitetin dhe integritetin territorial të njëri-tjetrit”, tha Trump.

Marrëveshja përfshinte edhe hapjen e një korridori transit për transport që do të quhet “Rruga Trump për Paqe dhe Mirëqenie Ndërkombëtare”.

Propozimin për emrin e kishte bërë pala armene, ndërsa lideri i Azerbajxhanit Aliyev tha se presidenti Trump duhet të dekorohet me çmimin Nobel për paqe për përpjekjet e tij.

“Presidenti Trump e bëri një mrekulli brenda gjashtë muajve. E kush, nëse jo presidenti Trump e meriton çmimin Nobel për paqe?”, tha Ilham Aliyev.

Armenia dhe Azerbajxhani kanë zhvilluar dy luftëra të mëdha për rajonin e njohur si Nagorno-Karabak që nga shpallja e pavarësisë pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik më 1991.

Dy shtetet e Kaukazit Jugor kanë ndërmarrë hapa të rëndësishëm drejt normalizimit të marrëdhënieve që nga konflikti i fundit i armatosur më 2020 dhe eksodi që pasoi i popullsisë etnike armene nga rajoni i kontestuar, i cili tashmë është territori Sovran i Azerbajxhanit.

Liberale Newsroom

A duhet të ishin porositur më herët helikopterë për menaxhimin e zjarreve, në vend të investimit për satelitët “Albania 1” dhe “Albania2”

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH