
Gjykata Administrative ka rrëzuar sot padinë e Lulzim Alushajt kundër Këshillit të Lartë të Prokurorisë.
Alushaj u skualifikua nga gara për Prokuror të Përgjithshëm dhe paditi KLP për shkelje ligjore.
Alushaj ka deklaruar para trupit gjykues se nuk ka kërkuar rikthim në garë, por shfuqizim të gjithë procedurës, pasi KLP nuk ka zbatuar afatin 45-ditor për të verifikuar kandidaturat, duke akuzuar këtë të fundit se ka shkelur ligjin.
Pas rrëzimit të padisë, gara për kryeprokuror do të vazhdojë me 3 kandidatët e kualifikuar nga KLP./Gazeta Liberale