Aktualitet

Gjonaj: Arta Vorpsi e zgjedhur automatikisht nga Kushtetuta

Shkruar nga Liberale
Gjonaj: Arta Vorpsi e zgjedhur automatikisht nga Kushtetuta

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj ka analizuar zgjedhjen e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese dhe mosmarrëveshjen mes Presidentit dhe parlamentit për anëtarët. Gjonaj tha në “Real Story” në News24 se Arta Vorpsi është e zgjedhur automatikisht nga Kushtetuta, e varur nga rankimi që ka bërë KED.

Sipas saj nëse Presidenti do t’i mbahej në mënyrë konsistente qëndrimit të tij, që radha për të është kohë, pra është procedurë dhe jo e drejtë substanciale ose përgjegjësi kushtetuese, do të duhej që të mos të kishte njohur dy dekretet e parlamentit sepse nuk është respektuar radha

“Argumenti që ngriti Presidenti ka të bëjë me radhën. Radha e përcaktuar në Kushtetutë ka të bëjë vetëm me faktin se kush është organi i emërtesës që zgjedh anëtarin në vakancën e shpallur. Dhe nuk është koha njëherë presidenti, njëherë parlamenti dhe njëherë Gjykata e Lartë. Ka të bëjë pikërisht me parimin e rotacionit të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Nëse do të duhej të konceptonim atë çfarë Presidenti ka kërkuar dhe ka ngritur si argument, radhën konceptuar si kohë atëherë do duhej që Presidenti të priste edhe Gjykatën e Lartë sepse do të duhej të ishte Presidenti, Kuvendi dhe pastaj Gjykata e Lartë”, deklaroi Gjonaj.

Presidenti ka njohur njëkohësisht edhe zgjedhjen e dytë të parlamentit…

Presidenti nëse do t’i mbahej në mënyrë konsistente qëndrimit të tij, që radha për të është kohë, pra është procedurë dhe jo e drejtë substanciale ose përgjegjësi kushtetuese, do të duhej që të mos të kishte njohur dy dekretet e parlamentit sepse nuk është respektuar radha. Do thoshte po për njërin vendim të parlamentit do bëj dekretimin dhe për tjetrin unë nuk e njoh për shkak se nuk është respektuar radha.

Atëherë i bie që e ka pasur personale me Arta Vorpsin, apo personale me Xhaferllarin në kuptimin pozitiv të fjalës?

Nëse do të ekzistonte sërish radha në kohë do të thoshte që nuk do ta dekretonte anëtaren e katërt sepse ndërkohë ishte prishur radha sepse ishin vendosur dy anëtarë nga parlamenti. Ose të shkojmë në disa raste të supozuara.

Ne do të kishim 4 vakanca që do ishin shpallur në të njëjtën kohë. Vetë parashikimi kushtetues kërkon të japi pikërisht përgjegjësinë kushtetuese organit të emërtesës që thotë ‘po’ ky vend vakant është vetëm për këtë organ emërtese për ta zgjedhur. Nëse do kishim 4 kandidatë, do të lindte nevoja që i pari presidentit, i dyti parlamentit, i treti Gjykatës së Lartë po i katërti? nëse nuk do të ishte përcaktuar radha në Kushtetutë, mund të ngrihej parlamenti dhe të thoshte ‘po ky i katërti është vakanca ime’. Prandaj ka të bëjë shumë mirë për t’u kuptuar nga të gjithë që radha në konceptin kushtetues ka të bëjë pikërisht me të drejtën dhe pjesën substanciale të organit të emërtesës që ka detyrimin apo përgjegjësinë për të zgjedhur kandidaturën apo për të vendosur për kandidaturën.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH