Aktualitet

Gjeti eshtra njeriu, flet gruaja në Vlorë: E morëm te një pallat që po ndërtohej

Shkruar nga Liberale
Gjeti eshtra njeriu, flet gruaja në Vlorë: E morëm te një

Gruaja e cila gjeti një kafkë njeriu në Vlorë ka folur për mediat.

“Dheun e morëm pranë një pallati që po ndërtohej. Vendin nuk e dimë. E morëm për të mbushur bahçen. Kur shohim ne del kafka e kokës. Kishte edhe ja 2 apo tre eshtra të tjera. Erdhi policia. Dheu ka ia 2 javë aty. Dukej kafkë njeriu”, tha gruaja për BW.

Informacion paraprak

Më datë 05.05.2022, në sallën operative të DVP Vlorë, ka telefonuar shtetasja I. J., e cila ka kallëzuar se në një grumbull dheu, të marrë para disa ditësh, për të kryer punime, në afërsi të banesës së saj, në lagjen “Kushtrimi, ka gjetur mbetje kockore të dyshuara si ato të njeriut.

Mbetjet kockore do të dërgohen në Institutin e Mjekësisë Ligjore, për ekzaminime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Liberale Newsroom

A duhet të mbajë Berisha, si kryetari i opozitës, përgjegjësinë kryesore për humbjen në zgjedhjet parlamentare të 15 majit 2025?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH