Aktualitet

Gëzim i trefishtë, familja nga Hasi bëhen me trinjakë

Shkruar nga Liberale

Ditën e sotme një familje nga Hasi janë bërë me trinjakë, një djalë dhe dy vajza. Lajmin e ka bërë me dije ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu e cila thotë se tashmë familja do të bëhet përfituese e çekut 360,000 lekë të reja.

“Gëzim i trefishtë për familjen nga Hasi, për ardhjen në jetë shëndosh e mirë të trenjakëve Marleo, Ajla dhe Anea në maternitetin “Koço Gliozheni”, bashkë me çekun e bebes 360,000 lekë të reja

Nga viti 2019 kur filloi programi universal i bonusit të bebes, më shumë se 65,000 familje të reja që janë gëzuar me fëmijë, kanë përfituar shpërblimin financiar për çdo të porsalindur, nga 40,000-120,000 lekë", shkruan Manastirliu.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH