Shifra të frikshme po raportohen në vendet europiane.
Në 24 orët e fundit, autoritetet shëndetësore franceze konfirmuan 41.622 raste të reja.
Numri i të vdekurve këtë të enjte ishte 162. Në total, në Francë numërohen 34.210 viktima dhe 999.043 të infektuar.
Për shkak të situatës, shumë zona në Francë janë futur në izolim. Po kështu, mjaft serioze paraqitet situata në Itali, ku gjatë 24 orëve të fundit u raportuan mbi 16 mijë të infektuar.