Showbiz

FOTO/ U shfaq në kopertinën e revistës Playboy, shkarkohet ministrja franceze e Ekonomisë

Shkruar nga Liberale

Ministrja që u shfaq në krye të koopertinës së revistës Playboy, është shkarkuar nga detyra.

Ministrja e qeverisë franceze Marlene Schiappa, e mori vendimin pasi u kritikua ashpër nga kolegët dhe qytetarët francezë. Ajo ishte ministre për Ekonominë Sociale e Solidaritetin dhe u shkarkua nga qeveria franceze pas më shumë se gjashtë vjetësh në detyrë, mes polemikave mbi akuzat e bëra për shpërdorim të fondit publik të krijuar për të luftuar ‘ekstremizmin’.

Marlene Schiappa, e cila bëri bujë në prill pasi pozoi për kopertinën e edicionit francez të revistës Playboy, mësoi për shkarkimin e saj gjatë një telefonate me presidentin Emmanuel Macron, të enjten pasdite.

“Ne folëm për një kohë të gjatë, rreth tridhjetë minuta. Presidenti Macron më falënderoi për angazhimin tim të pandërprerë gjatë shtatë viteve të fundit”, tha jo.

Kohët e fundit, Schiappa është përfshirë në një skandal mbi fondin publik, pas një hetimi mediatik nga revista Marianne dhe televizioni France 2, të cilët akuzuan Schiappa për keq-menazhim të 2 milionë eurove.

Schiappa i ka mohuar të gjitha akuzat, duke i hedhur poshtë pretendimet si ‘shpifje’ ndërsa kërcënoi se do i ndjekë rastet e shpifjes kundër të gjithë atyre që bëjnë akuza të rreme.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH