Një numër i madh njerëzish morën pjesë në funeralin e politikanes dhe aktivistes së njohur kurde të të drejtave të njeriut, Hevrin Khalaf.
35-vjeçarja ishte një grua e fortë, aktiviste për mbrojtjen e të drejtave civile, e përkushtuar për mbrojtjen e më të dobtëve. Ajo kishte mësuar anglisht në një moshë shumë të re, ishte bërë inxhiniere dhe qe përkushtuar të ndihmonte gratë.
“Ishte gjithmonë e pranishme në takimet me delegacionet e huaja. Elegante dhe e matur, kishte marrëdhënie të drejtpërdrejta me diplomatët amerikanë dhe evropianë “, thonë bashkëpunëtorët e saj.
Mediat sociale lokale zbuluan detaje të frikshme rreth vdekjes së politikanes. Hevrin ishte nisur të merrte pjesë në një takim në Hasakah me disa aktivistë nga partia e re, ku ishte sekretare e përgjithshme, “Partia Siriane e Ardhmërisë”.
Mbi makinën e saj u qëllua me mitraloz dhe shoferi me një nga bashkëpunëtorët u vranë menjëherë. Sipas mediave, 35-vjeçarja u tërhoq zvarrë e u përdhunua përpara se të vritej me gurë në mes të rrugës.
Mendohet gjerësisht se autorët e krimit janë forcat paraushtarake pro-turke që veprojnë në rajon./Gazeta Liberale
[gallery columns="1" gss="1" size="full" ids="1092956,1092960,1092959,1092958,1092957,1092955,1092954,1092953,1092951,1092950,1092949,1092961"]