Aktualitet

Foto/ SPAK në një tur studimor në SHBA, prokurorët takohen me zyrtarët e Departamentit të Drejtësisë

Shkruar nga Liberale
Foto/ SPAK në një tur studimor në SHBA, prokurorët takohen

Zyrtarët e SPAK, me në krye Albert Dumanin po zhvillojnë një tur studimor në SHBA, ndërsa ditën e sotme kanë takuar shefin e Njësisë së Integritetit Publik të Departamentit të Drejtësisë.

Ka qenë ambasada amerikane në Tiranë, e cila ka informuar mbi këtë takim, duke shpërndarë edhe foto nga veprimtaria e OPDAT dhe zyrtarëve të SPAK.

"Ekipi i OPDAT-it nga Ambasada e SHBA në Tiranë vazhdoi vizitën në Uashington së bashku me zyrtarë të SPAK. Shefi i SPAK Altin Dumani u takua me shefin e Njësisë së Integritetit Publik të Departamentit të Drejtësisë së SHBA-së, përgjegjës për ndjekjen penale të rasteve të korrupsionit publik në Shtetet e Bashkuara. Zyrtarët e SPAK-ut u takuan me ekipe të tjera të Departamentit të Drejtësisë dhe gjithashtu vizituan bibliotekën në godinën kryesore të drejtësisë. Grupi do të vazhdojë turin studimor në Uashington me vizita në Departamentin e Shtetit të SHBA, Administratën kundër Narkotikëve (DEA) dhe Byronë Federale të Hetimit (FBI)", thuhet në njoftimin e ambasadës.

[gallery columns="1" size="full" jnewsslider="true" ids="1395005,1395004,1395003"]

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH