Mes shumë komenteve një nga ndjekësit e saj në Instagram i ka shkruar. “Sa të bukura! Kush është mami kush është goca”.
Mira Konçi i mungon publikut prej kohësh. Ajo vendosi disa vite më parë të largohej në SHBA.
Këngëtarja e mirënjohur u nda nga burri i saj, kompozitori i mirënjohur Shpëtim Saraçi, i cili pas divorcit vendosi të rikthehej në Shqipëri.
Ndërkohë këngëtarja ka qëndruar me vajzën dhe madje i është rikthyer edhe karrierës së saj muzikore, duke treguar se është e lumtur me jetën e re që ka nisur në SHBA. /Liberale.al/