Aktualitet

Foto/ Kush janë viktima dhe i plagosuri në Kavajë

Shkruar nga Liberale
Foto/ Kush janë viktima dhe i plagosuri në Kavajë

Një ngjarje e rëndë ndodhi dje në mesnatë në Kavajë, ku një person mbeti i vrarë dhe një tjetër i plagosur.

“Rreth orës 00.40, në Lagjen nr. 2 Kavajë, shtetasi D. H., banues në Kavajë, ka hyrë në banesën e shtetases M. Q. Në banesë ndodhej dhe shtetasi B. T, banues në Kavajë, punonjës i Policisë së Burgjeve.

Shtetasi D.H. është konfliktuar me shtetasin B. T. dhe si pasojë shtetasi D.H ka qëlluar me armë në drejtim të shtetasit B.T duke e plagosur atë. Shtetasi B.T me armën e shërbimit ka qëlluar në drejtim të shtetasit D.H i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje. Shtetasi B.T., ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes”, njoftoi policia.

Ndërkohë "Panorama" ka publikuar fotot e viktimës dhe të plagosurit. /Gazeta Liberale

[gallery columns="1" size="full" gss="1" ids="1091650,1091649,1091648,1091647,1091651"]

 

Liberale Newsroom

A ishin zgjedhjet e 11 majit 2025 një farsë elektorale, siç pretendon opozita?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH