Showbiz

Foto/ Ja kush u zgjodh Miss Italia 2020

Shkruar nga Liberale

Ky vendim i hapi rrugë lëvizjes së lirë të shqiptareve në vendet e zonës Shengen. Kjo ishte një ngjarje historike për shqiptarët e Shqipërisë.Kryeqyteti italian, ku është mbajtur finalja e Miss Italia pas 80 vitesh, përqafon mbretëreshën e saj. Martina Sambucini, Miss Roma 2020, sjell kurorën e më të bukurës në Romë pas 27 vitesh.

‘Jam shumë e emocionuar, akoma s’më besohet’, ka deklaruar mbretëresha e bukurisë "Made in Italy".

E gjatë 1.78, me sy jeshil dhe flokë gështenjë, Miss Italia me nr 81, është zgjedhur në një edicion të veçantë, në mungesë të publikut dhe për herë të parë pa televotim, transmetuar drejtpërdrejtë në streaming për shkak të pandemisë.

Bukuroshja, 19 vjeç, sapo ka mbaruar shkollën e mesme dhe kërkon të vazhdojë studimet për komunikim dhe marketing’, siç shpjegon ajo në prezantimin përpara jurisë. Por Miss Italia 2020 aspiron edhe botën e modës.

Në konkurrim juria ka bërë përzgjedhjen e saj, ku kanë marrë pjesë 23 finaliste nga të gjitha rajonet italiane. Këtë herë konkursi i Miss Italia ka qenë shumë ndryshe për shkak të pandemisë dhe masave anticovid me tampone, distanca dhe maska.

Liberale Newsroom

Bashkia e Tiranës mbi 3 muaj pa kryetar! A duhet të shpallë qeveria zgjedhje të reja për kryeqytetin?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH