Showbiz

Foto/ Gazetarja zbulon në edicionin e lajmeve që është transgjinore

Shkruar nga Liberale

Një gazetare në SHBA ka pranuar live gjatë edicionit të lajmeve se është transgjinore. Nora J.S. Reichardt, e cila ka raporton lajmet "Local 5 WOI-TV", që nga korriku i vitit 2021 tha, se për një kohë të gjatë ajo nuk mendont,  se do të ishte në gjendje të zbulonte identitetin e saj në transmetim.

“Nuk e dija nëse kishte një vend dhe një hapësirë ​​për mua për të bërë këtë lloj pune që me të vërtetë e kam dashur dhe e kam shijuar, ndërkohë që jam vetvetja ndërkohë që e bëj atë”, tha ajo, teksa u riprezantua për publikun në ditën që ndryshoi ligjërisht emrin e saj.

“Duke qenë vetvetja, nuk e dija nëse kishte vend dhe hapësirë për mua për të bërë këtë lloj pune, që me të vërtetë më pëlqen shumë”, ka thënë 24 vjeçarja gjatë transmetimit.

“Të hyj gradualisht në një rol ku ndihem gjithnjë e më shumë si në shtëpinë time, në trupin tim se sa kam bërë ndonjëherë më parë, ka qenë e mahnitshme për të përjetuar dhe ndarë me njerëzit”, ka thënë ajo.

Sipas Mail Online, përveç kësaj, ajo shpjegoi se kishte menduar për ndryshimin e identitetin të saj gjinor që në shkollën e mesme, por e rritur në një zonë rurale dhe me shoqërinë jo aq të hapur sa sot, ajo nuk mund të gjente as fjalët për t’u shprehur.  /Liberale.al

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH