Globi

Foto/ Autoritetet liruan masat, italianët “pushtojnë” kafet dhe...

Shkruar nga Liberale

Festat e fundvitit të 2020-ës, e gjetën Italinë në një situatë komplet ndryshe, ndikuar kjo nga pandemia e COVID-19. I gjithë territori i vendit iu nënshtrua një izolimi strikt, e si rrjedhojë lëvizja e qytetarëve bëhej në orare të caktuara. Po ashtu shumica e bizneseve e institucioneve shtetërore i mbyllën dyert e tyre.

Por ditët e fundit autoritetet italiane kanë njoftuar lehtësim të masave të vendosura, çka ka sjellë në hapjen e bareve e restoranteve. Tanimë ky sektor ka hapur dhe ambientet e brendshme të tij dhe jo vetëm ato të jashtme siç ishte urdhëruar pak më herët.

“Nuk e imagjinonim dot jetën pa një kafe, sidomos atë italiane”, tha Roman Tiziana Baldo, në një prej mediave vendase.

Ministria e Shëndetësisë lehtësoi masat për 15 nga 20 rajonet e Italisë, teksa kurba e të infektuarve rishtas filloi të binte. Pesë rajone mbeten ende në zonë të kuqe, e kësisoj udhëtimi midis zonave jeshile dhe portokalli, në ato të kuqe është ende i ndaluar.

Kujtojmë se Italia është një nga vendet më të goditura në fillimin e kësaj pandemie. Ata regjistruan mijëra viktima dhe u renditën të dytët në Evropë pas Mbretërisë së Bashkuar.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH