Aktualitet

Flet nënkryetarja e arrestuar e bashkisë Bulqizë: U dorëhoqa nga posti që mbaja, nuk përballoja volumin e punës

Shkruar nga Liberale
Flet nënkryetarja e arrestuar e bashkisë Bulqizë: U dorëhoqa

Enkeleda Lleshi, një prej zyrtareve të arrestuara nga bashkia e Bulqizës, për abuzimin me tenderin për ujësjellësin, në dëshminë e saj është shprehur se nuk ishte më nënkryetare e bashkisë.

Mësohet se Lleshi është shprehur se ka dhënë dorëheqjen nga posti i nënkryetares për shkak të volumit të lartë të punës dhe aktualisht punonte në një drejtori të këtij institucioni.

“Kam zbatuar ligjin, nuk kam shkelur asnjëherë detyrën. Kam dhënë dorëheqjen nga nënkryetare dhe punoj në një drejtori në bashki. Nuk e përballoja dot volumin e madh të punës”, tha Lleshi.

Ajo u arrestua me disa zyrtarë të tjerë, mes të cilëve edhe kryebashkiaku, Lefter Alla.

Këta persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin dyshohet se kanë kryer veprime të paligjshme në dhënien e një tenderi me vlerë 3 milionë euro për ndërtimin e një Ujësjellësi në qytetin e Bulqizës. Tenderi i bashkisë drejtuar nga Alla, u fitua nga një kompani BOE England e cila mendohet se u favorizua gjatë procedurës. Por punimet, u kryen nga një tjetër kompani, OE 2AF Albania shpk, lidhje shoqërore e kryetarit të Bashkisë.

Liberale Newsroom

A duhet të mbajë Berisha, si kryetari i opozitës, përgjegjësinë kryesore për humbjen në zgjedhjet parlamentare të 15 majit 2025?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH