Kronikë

Flet i dhunuari për guroret në Fushë-Krujë: Nuk do t’ia fal sa të jem gjallë fisit Rraja, jemi 60 meshkuj në fis

Shkruar nga Liberale
Flet i dhunuari për guroret në Fushë-Krujë: Nuk do

Flet Jashar Maja i cili u dhunua mbrëmjen e djeshme në konfliktin për gurore.

Ne ishim në autostradë në rrugën fushë Krujë Thuimanë, po pinim kafe me kushëririn tim Bilbili. Kemi thirrur edhe inxhinerin e firmës për kafe. Kemi bërë muhabet për të se si mund të gjejmë një rrugëzgjidhje për minat. Kjo gurore ka dëmtuar shtëpitë. Ka 4-5 muaj që operon në këtë zonë, janë dëmtuar të gjitha shtëpitë këtu, kemi bërë kallëzim në polici 3 apo 4 herë, por nuk janë marrë masa".

Ai treguar në një intervistë për ‘Euronews Albania’ se si ndodhi kjo ngjarje.

I pyetur se cilët ishin personat që e dhunuan ai tha se, “kam njohur Fatmir Rraja, Xhelal Rraja. Ata ishin si fis. ishin edhe të armatosur. Kur ikën më kërcënuan, më tha po je burrë hajde prapë te gurorja”.

“Nëse nuk merren masa unë do të veprojë personalisht me çfarë të mundem Xhelal Rraja ma ka borxh. Nëse shteti nuk bën drejtësi të më shpronësojë individualisht se ka bërë shumë dëmtime në shtëpinë time, unë do marr hakun tim. Do i përgjigjëm edhe me konflikt. Jemi vetë i pestë një vëlla, fisi im përbëhet nga 40-60 meshkuj. Nuk ja falë fisit Rraja, do vdes “të dalë fare” nga më i madhi deri te 5 vjeç, nuk ja fal sa të jem gjallë. Se më ka prish shtëpinë e s’i kisha borxh”.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH