Kryesore

Finish me tension

               Publikuar në : 10:29 - 24/04/21 liberale

Ishte pikërisht Elbasani, gjatë Ditës së Verës që e paralajmëroi një fushatë të ndezur, e cila nisi me ironi ndaj listave të kundërshtarëve dhe akuza për grumbullimet, e ndaluara për shkak të pandemisë nga kreu i maxhorancës, denoncime nga PD se në listat e PS kishte emra të lidhur me krimin për të përfunduar me tensionim, që solli si pasojë edhe një njeri të vrarë dhe deklarata gjaknxehta, në emër të mbrojtjes së votës.

Me numërimin mbrapsht të orëve që çojnë drejt votimit të së dielës, nervat e politikës duket se nuk mbajnë më.

Pasi demokratë të qarkut të Dibrës bllokuan të enjten në fshatin Maqellarë një automjet duke pretenduar se kishte brenda 5 milionë lek të destinuara të shpërndaheshin në këmbim të votës,  kandidati Xhelal Mziu lëshoi dje një deklaratë të fortë.

Në një takim me banorë të zonës, ai pohoi se PD kishte ngritur aty grupe të gatshme. Vetë Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi pohoi se ekziston një strukturë për mbrojtjen e votës. Por ndërsa ngjarja e Elbasanit është nën hetim, Mziu do t’u thoshte dibranëve se “mjafton një telefonatë dhe ai do ta pësojë njësoj si ai i Elbasanit”.

Dyshimet  e PD-së për shitblerje të votës çoi më pas në konfrontim me njerëz pranë PS-së që rezultoi në fund tragjik, ku mbeti i vrarë një shtetas dhe u plagosën katër të tjerë.

Ambasadorja amerikane Yuri Kim i cilësoi këto grupime të paautorizuara dhe pjesë të së shkuarës, për një vend që aspiron të hyjë në Bashkimin Europian.

Në fjalën e tij gjatë ceremonisë mbyllëse të fushatës në Tiranë, kryeministri Rama tha se PD pohoi që kishte ngritur grupime paramilitare.  Një  pretendim i mëhershëm ky edhe i Taulant Ballës, kandidat i PS në Elbasan.

Në një emision televiziv dy ditë më parë, kreu i PD e cilësoi ngjarjen e Elbasanit të rëndë, por theksoi se mund të ishte parandaluar nëse kryeministri nuk do të kishte bërë aleancë me bandat për tetë vite.

Kandidati demokrat i Dibrës do të dilte më pas me një reagim, ku shprehu pendesë. Sipas Mziut, komenti i panevojshëm kishte ardhur për shkak të emocioneve të forta të momentit.

“Dua të jem i qartë: unë mbështes zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe jam kundër dhunës!

Jam penduar thellë për komentin tim dhe kërkoj ndjesë para gjithë shqiptarëve”, do të shprehej më vonë Mziu. Pendesa e tij u mirëprit nga ambasada e ShBA-së në Tiranë.

“Më vjen mirë që shoh një ndjesë nga Dibra. Dhuna e shkaktuar në Elbasan këtë javë nuk mund të justifikohet, nuk duhet të përsëritet. Ditët e grupeve të armatosura që mbajnë copën e ndonjë partie politike dhe “patrullojnë” rrugët i përkasin të kaluarës – një e kaluar e shëmtuar që të gjithë duhet ta refuzojmë”, shkruante në Tëitter, ambasadorja Kim, ndërsa ka bërë thirrje që incidenti të mos përdoret për sulme ndaj palëve apo për të nxitur emocione mes mbështetësve. “Përkundrazi, kjo duhet të bëjë që të gjithë udhëheqësit të reflektojnë se si ata mund ta drejtojnë Shqipërinë larg nga e kaluara dhe drejt një të ardhme më të mirë.”, shkruan ambasadorja Kim. Më herët ambasada amerikane u bëri  thirrje kryeministrit Rama, presidentit Meta dhe kreut të PD Basha për  vetëpërmbajtje, ndërsa në fillim të fushatës elektorale mesazhi ishte i qartë se ishin udhëheqësit ata që do të mbaheshin përgjegjës.

Kryeministri Rama e cilësoi ndjesën e kandidatit demokrat të Dibrës të pavlefshëm.

“Ky është një subjekt i vetëdeklaruar i drejtësisë penale, ndërsa kjo soj politike duhet të jetë subjekt i drejtësisë popullore në 25 prill!”, shkruante Rama ndërsa shtonte se “Kush vjen në pushtet duke vrarë, dhunuar e kërcënuar edhe pushtetin e ushtron duke vrarë, dhunuar e kërcënuar!”

Në një tjetër postim  në Twitter, kryeministri  do të shpërthente ndaj opozitës, duke iu referuar ngjarjeve të ditëve të fundit.

“Vrasin, kërcënojnë, akuzojnë, inskenojnë kapje njerëzish pa lidhje me PS që të baltosin PS, e kur kapen me presh në duar duke u betuar se do vrasin apo duke blerë vota me zë e më figurë, shfaqen deri në fund ashtu si janë: Llumi i shoqërisë, mallkim i vjetër që do zhbëhet të dielën!”

Nga Durrësi, kryeministri tha se Mziu ishte detyruar tw kwrkonte falje “…ndërkohë që ky kërkon falje, nga frika pasi ata që e kanë nxjerrë të kërkojë falje i kanë mbushur ato që s’thuhen, nuk kanë kërkuar ende falje për Elbasanin”,  u shpreh kryeministri i cili dje e mbylli fushatën elektorale në Vlorë, ku edhe kandidon si deputet.

Ditët e fundit të fushatës elektorale kanë qenë të mbushura me tension, i cili nisi me plagosjen e sekretarit të PD në Kavajë, vrasjen dhe plagosjen e katër personave në Elbasan, por edhe ndalimin e automjeteve në Vaqarr e Maqellarë nga pjesëtarë të shtabeve elektorale të PD-së.

Policia e Dibrës bëri me dije dje se ndaj Xhelal Mziut ka nisur procedimi penal mbi veprën “Thirrjet për armatosje ose marrje të padrejtë të komandës”. Sipas policisë, Mziu ka kërcënuar dhe ka bërë thirrje për të nxitur dhunë duke bërë prezent ngritjen e grupeve të gatshme me pretendimin e mbrojtjes së votës.

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ishte dje pasdite në Elbasan, ku u bëri thirrje qytetarëve të votonin për qetësinë dhe paqen.  Partia Demokratike, ndërsa pretendoi se në Elbasan po ndodhte hapur fenomeni i shitblerjes së votës dhe për këtë ishin ngritur strukturat që do ta mbronin atë,  u distancua nga dhuna dhe u kërkoi demokratëve të ruanin qetësinë. Vetë kryedemokrati do të shprehej se për të dalë në përfundim mbi atë çfarë ka ndodhur vërtet në Elbasan, do të duhej pritur  hetimi. Ishte pikërisht Elbasani, gjatë Ditës së Verës që e paralajmëroi një fushatë të ndezur, e cila nisi me ironi ndaj listave të kundërshtarëve dhe akuza për grumbullimet, e ndaluara për shkak të pandemisë nga kreu i maxhorancës, denoncime nga PD se në listat e PS kishte emra të lidhur me krimin për të përfunduar me tensionim, që solli si pasojë edhe një njeri të vrarë dhe deklarata gjaknxehta, në emër të mbrojtjes së votës.

Ambasadorja Kim thirrje SPAK: Ndiqni penalisht të gjithë ata që shkelin ligjin dhe pengojnë qytetarët të votojnë lirisht!

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, i drejtohet Prokurorisë së Posaçme (SPAK) me një mesazh të fortë, teksa na ndajnë më pak se dy ditë nga zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, ambasadorja Kim i kërkon SPAK të ndjekë penalisht ata që shkelin ligjin dhe pengojnë të drejtën e qytetarëve për të votuar lirisht dhe në paqe.

“Ne e nxisim SPAK-un të ndjekë penalisht ata që shkelin ligjin dhe pengojnë të drejtën e qytetarëve për të votuar lirshëm dhe në paqe. Kjo përfshin ata që merren me blerjen e votës, frikësimin ose nxitjen e dhunës. SPAK po heton në mënyrë aktive për krimet e zgjedhjeve”, shkruan ambasadorja Kim. Ajo ka publikuar edhe raportin e SPAK mbi rastet e

rastet e paraqitura nga subjekte të ndryshëm, që lidhen me veprat penale në fushën e zgjedhjeve, “Korrupsioni aktiv në zgjedhje” dhe “Korrupsioni pasiv në zgjedhje”, apo ndaj subjekteve të ndryshëm, që janë kompetencë hetimi të kësaj prokurorie.

Sipas SPAK, në periudhën mars – prill 2021 janë paraqitur një numër i konsiderueshëm kallëzimesh nga subjekte politike, shtetas të ndryshëm dhe policia gjyqësore në Drejtoritë Vendore të Policisë Shtetit. Prokuroria e Posaçme ka vlerësuar të gjithë këto raste me seriozitet dhe ka dhënë zgjidhje ligjore rast pas rasti, duke njoftuar njëkohësisht dhe subjektet që i kanë paraqitur.

Për të gjitha rastet që është filluar procedim penal policia gjyqësore nën drejtimin e prokurorëve të posaçëm është duke kryer të gjitha veprimet e nevojshme hetimore me qëllim sqarimin e plotë të fakteve të kallëzuara dhe vënien para përgjegjësisë penale të personave ndaj të cilëve do provohet përfshirja në korrupsion aktiv apo pasiv në zgjedhje.

Balla:  Pjerin Xhuvanin e njihja

Drejtuesi politik i PS në Elbasan, Taulant Balla në një intervistë në News24 ka folur për viktimën e vrasjes në Elbasan, Pjerin Xhuvanin.

Balla e cilëson vrasjen e Elbasanit si një skenar të njëjtë me ‘21 janarit’, ndërkohë që zbulon se edhe Xhuvanin herën e fundit që e takoi ishte në Manastirin e Shën Joan Vladimirit.

Do e padisni Strukturën e Mbrojtjes së Vorës së PS?

BALLA: Për mua personalisht, për kandidatët e PS në Elbasan është përgjegjësi e madhe për të çuar drejtësinë deri në fund. Do i them kujtdo që ka qenë pjesë e këtyre, do përballen me ligjin fort. Të lëmë drejtësinë të bëjë punën. PS kurrë nuk përfshihet në shit-blerje votash.

Po ju flas me përgjegjësi, edhe për ato dosje po flasim për drejtësi. Nuk flas në mënyrë të papërgjegjshme, vetëgjyqësia akt i dënueshëm.

PS ka për detyre të bindë qytetarët, të shkojnë pranë kutive të votimit. Detyrën e mbrojtjes së integritetit të zgjedhjeve e ka Policia. Fakti që nga PD nisen furgona me persona të armatosur, Policia dhe SHISH duhet të jetë më proaktivë.

SHISH minimalisht duhet të kishte informuar mbi ngritjen e kësaj strukture, apo këtyre. Atë ditë berberi më ka çuar fotot kur bashkëshortja me të vëllain po verifikoheshin nga strukturat paramilitare, ushtarakët e policët po bënin kontrolle. Dhe menjëherë këtë informacion ja dërgova drejtuesve të Policisë në Elbasan. I thashë, kam këtë qytetar që ngre këtë shqetësim. PD do të përballet me një padi e  kallëzim për ngjarjen. Nuk heq dorë nga 21 prilli, zbardhja e vrasjes së Elbasanit është përgjegjësi sa politike dhe qytetare.

Z.Xhuvani është një figurë e njohur politike në Elbasan, ngriti strukturën e LSI, ka qenë në koalicion me PD, në kuadër të PDK. Gjatë muajve të fundit kam biseduar disa herë për një çështje që së bashku e realizuam. Ishte transferimi në Elbasan i eshtrave të Shen Joan Vladimirit, ishte besimtar ortodoks shumë i angazhuar. Dhe që nuk gjej dot fjalë t’i shpreh ngushëllime.

Në ceremoninë e dorëzimit, në Manastir, ka qenë hera e fundit që e kam takuar.

Mos bëni gabimet e monstrave të PD. Mos përdhosni, nuk flas dot për një person që nuk jeton më. Elbasanlli, autokton, kam biseduar për një detyrim që institucionet i kishin Kishës Ortodokse. Mund ta konfirmoni.

PD ka thyer çdo normë njerëzore në Elbasan. PD në Elbasan është një pemë që nuk do të lulëzojë më kurrë. Asnjë gjuhë tjetër e PD nuk ka të drejtë dhe nuk do të cenojë aspak forcën e madhe të mbështetjes së PS në qarkun e Elbasanit. Mendoj se nëse kemi pasur objektiv 9 mandate përpara kësaj ngjarje, tani mendoj se qytetaria e populli i Elbasanit do ia konfirmojë me 9 mandate plus./Gazeta Liberale

 

 

 

Tags: , , , ,


KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back