Kronikë

Falsifikoi dokumentet në mënyrë perfekte në Shqipëri, arrestohet sërish në Itali

Shkruar nga Liberale
Falsifikoi dokumentet në mënyrë perfekte në Shqipëri,

Karabinierët e Luinos në fund të majit të kaluar, gjatë një kontrolli rrugor në rrugën provinciale të Cunardos, ndaluan një makine të vogël, e drejtuar nga një i ri me origjinë shqiptare. Ai krijoi dyshime mbi gjeneralitetet e sakta, pasi kishte siguruar dokumente krejt të reja, dhe kështu iu nënshtrua një kontrolli që çoi dhe në gjetjen e 30 dozave kokainë dhe mbi 1600 euro të prerjeve të ndryshme.

Megjithatë, emri i tij, që korrespondonte me atë që kishte në dokumentin e drejtimit dhe pasaportë, ishte një arsye për hetime të mëtejshme. Për këtë arsye, i shoqëruar në polici dhe pas marrjes së shenjës së gishtave, doli në pah identiteti i tij i vërtetë.

Ai rezultoi të ishte dëbuar në gusht të vitit të kaluar. Nga ana tjetër, i riu i arrestuar ishte kthyer në Itali duke përdorur një leje drejtimi dhe një pasaportë, të lëshuar në Shqipëri, të falsifikuara në mënyrë perfekte me të dhëna personale të rreme që do ta lejonin të udhëtonte lirshëm në Itali dhe BE.

I arrestuar për hyrje klandestine në Itali , posedim droge dhe dokumente false identiteti, u dërgua në burgun e Vareses, në pritje të konstatimit të përgjegjësive penale. Ai po ashtu u detyrua të nënshkruante me karabinierët një dekret të ri dëbimi. Të premten e kaluar, karabinierët e Luino-s planifikuan shoqërimin e tij në aeroportin e Bolonjës me një fluturim direkt për në Tiranë. Për të është vendosur sërish një ndalim për të hyrë sërish në Itali për 5 vitet e ardhshme. /Liberale.al/

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH