Aktualitet

"Ma çave shpirtin o vëlla", rrëqeth miku i Aleksandër Sadikaj: Po shof kuajt e tu që i doje aq shumë

Shkruar nga Liberale

Fundjava ka qenë ditë zie për familjen Sadikaj nga Memaliaj të cilët humbën djalin e tyre 29-vjeç, Aleksandër Sadikaj, në aksin rrugor Sauk-TEG.

Në makinën e 29-vjeçarit, ishte vendosur një sasi tritoli, e cila shpërtheu dhe si pasojë e këtij shpërthimi viktima fillimisht humbi të 2 gjymtyrët e poshtëm, por pavarësisht dëmtimit të rëndë, arriti të dalë vetë nga makina.

Më pas, Sadikaj u ndihuma nga kalimtarët, teksa u dërgua me urgjencë në spital, por për fat të keq nuk ia doli dot që t'i mbijetonte plagëve të marra, për rrjedhojë të të cilave humbi jetën.

Të afërmit dhe shokët e Aleksandër Sadikajt kanë shprehur dhimbjen e madhe në rrjetet sociale pas vdekjes se 29-vjeçarit.

Pas motrës së të riut, ka reaguar edhe shoku i tij i ngushtë.

Në një postim në instastory ai shkruan se vdekja e tij i ka thyer zemrën.

Aleksandër Sadikaj, 27-vjeç, ra viktimë e një atentati me eksploziv në afërsi të rrethrrotullimit të TEG-ut. Viktima, i cili udhëtonte i vetëm në makinë, mori plagë të shumta nga shpërthimi i fuqishëm dhe si pasojë e tyre, ndërroi jetë në spital./Liberale.al/

 

Liberale Newsroom

A ishin zgjedhjet e 11 majit 2025 një farsë elektorale, siç pretendon opozita?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH