Qyteti i Shkodrës që nga sot do të ketë një kryetar të ri të këshillit të Qarkut.
Mësohet se Hilmi Lakti do të mbajë postin e ri të Këshillit të Qarkut.
Ai u zgjodh në këtë detyrë me 18 vota pro dhe një kundër.
Nënkryetar i Këshillit të Qarkut pritet të jetë Lulzim Zaraj nga radhët e Partisë Socialiste, i cili njëherësh është dhe përfaqësues i Këshillit të bashkisë Malësi e Madhe. /Gazeta Liberale