Aktualitet

Emri/ Të shtëna me armë zjarri në Skrapar, policia parandalon krimin

Shkruar nga Liberale
Emri/ Të shtëna me armë zjarri në Skrapar, policia

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Skrapar, ku dy bashkëfshatarë janë konfliktuar me njëri-tjetrin për motive pronësie.

Mësohet se, ngjarja ka ndodhur në fshatin Leshnjë, ndërkohë që pas sherrit njëri prej personave ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të tjetrit.

Policia ka ndërhyrë në kohë, duke arrestuar personin që ka qëlluar me armë, shtetasin Avdyl Hoxha.

“Ditën e djeshme është marrë njoftim se në fshatin Leshnjë, Skrapar, shtetasi A. H. po konfliktohej me shtetasin Q. Sh., për motive pronësie dhe gjatë konfliktit, shtetasi A. H. kishte kishte tentuar ta vriste me armë zjarri shtetasin Q. Sh. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Skrapar kanë arritur në vendin e ngjarjes dhe kanë parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të këtij konflikti. Në përfundim të veprimeve procedurale, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Skrapar arrestuan në flagrancë shtetasin A. H., banues në Leshnjë, Skrapar, për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtja pa leje””, njofton policia.

Mësohet se, materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.

Liberale Newsroom

Bashkia e Tiranës mbi 3 muaj pa kryetar! A duhet të shpallë qeveria zgjedhje të reja për kryeqytetin?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH