Aktualitet

Emri/ Arrestohet 26-vjeçari i rrezikshëm në Shkodër dhe shoku i tij

Shkruar nga Liberale
Emri/ Arrestohet 26-vjeçari i rrezikshëm në Shkodër dhe

Policia e Shkodrës ka arrestuar shtetasin Françesk Vala, 26 vjeç i cili konsiderohet si një person me rrezikshmëri të lartë.

Sipas policisë, bashkë me të është arrestuar edhe shtetasi M. Gështenja.

26 vjeçari Françesk Vala është njëri prej autorëve të një pengmarrjeje të dy personave, ngjarje e ndodhur në 21 nëntor të vitit 2015 në zonën e Dukagjinit.

Ai është arrestuar në lagjen “Rus” në Shkodër, teksa po lëvizte me një makinë tip benz ML bashkë me shtetasin M.Gështenja. /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH