Aktualitet

Emrat/ Me makinë të blinduar dhe të armatosur, arrestohen dy persona, do të kryenin një ngjarje kriminale

Shkruar nga Liberale
Emrat/ Me makinë të blinduar dhe të armatosur, arrestohen dy

Gjatë një operacioni të koduar "Dyshimi", Policia e Lezhës dhe FNSH e Shkodrës ka vënë në pranga dy persona.

Të arrestuarit janë Nikoll Sherniku 28 vjeç dhe Flutura Berisha 34 vjeçe, të dy nga Kurbini. Ata dyshohet se po organizonin dhe finalizonin një ngjarje kriminale në zonën e Kunes.

Policia lokalizoi automjetin e tyre, një fuoristradë Toyota të blinduar, poshtë një pallati në Kune të Shëngjinit.

Por Nikoll Sherniku dhe Flutura Berisha, sapo kanë parë shërbimet e policisë duke u afruar, kanë dalë menjëherë nga automjeti dhe kanë tentuar të largohen me vrap, por u kapën.

Gjatë tentativës për t’u larguar, Flutura Berisha, e cila ishte shoferja e automjetit, ka tentuar që të fshehë edhe një armë zjarri, në afërsi të vendit ku automjeti ishte i parkuar. Arma e zjarrit kallashnikov, së bashku me krehër e me fishek në fole, është gjetur më pas nga efektivët.

Në automjetin e blinduar, së bashku me këta persona ka qenë edhe një i mitur 15 vjeç.

Gjatë kontrollit në makinë u gjet një krehër automatiku me fishekë në të, ndërsa në çantën e dorës së 34-vjeçares janë gjetur 2 radio marrëse – dhënëse, si ato të policisë.

Nikoll Sherniku është person me masë sigurie arrest në shtëpi, pasi dyshohet i implikuar në ngjarjen e ndodhur në Dhjetor 2021, ku mbeti i vrarë me armë zjarri ish-punonjësi i policisë Xhulio Prela.

Tashmë ai akuzohet edhe për armëmbajtje pa leje dhe largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit, ndërsa Flutura Berisha akuzohet për moskallëzim krimi dhe veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës.

Policia thotë se ka dyshime që lëvizja e këtyre shtetasve me automjetin e blinduar, në role të ndryshme, ishte për të realizuar një ngjarje kriminale. Për shkak të ruajtjes së sekretit hetimor, policia nuk bën të ditura të dhëna të tjera në lidhje me rastin.

 

Liberale Newsroom

Bashkia e Tiranës mbi 3 muaj pa kryetar! A duhet të shpallë qeveria zgjedhje të reja për kryeqytetin?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH